Bota

Pesëshja diplomatike e bën fakt Asocacionin, i dorëzon Kurtit draft-statutin

Diplomatët perëndimorë kanë dërguar në Kryeministrinë e Kosovës, draft-statutin për Asocacionin e komunave me shumicë serbe.

D.XH
Pesëshja diplomatike e bën fakt Asocacionin, i dorëzon Kurtit
Lajcak dhe diplomatet ne Prishtine

PRISHTINË – Pesë diplomatët perëndimorë kanë mbërritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Pesëshja diplomatike përbëhet nga i dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, zv ndihmës sekretari i SHBA, Gabriel Escobar, së bashku me këshilltarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Të dërguarit e SHBA-ve dhe të BE-së kanë dërguar në Kryeministrinë e Kosovës, draft-statutin për Asocacionin  e Komunave me shumicë serbe. Draft-statuti tashmë është në tavolinën e kryeministrit Albin Kurti.

Pasi pesëshja diplomatike ka dalë nga Kryeministria e Kosovës, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se ai dhe diplomatët e tjerë kanë dënuar ashpër sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Lajçak u shpreh se duhet që tashmë të ecet përpara me Asocacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Ne erdhëm në zyrën e Albin Kurtit, kishim një plan dhe ia prezantuam. Ne e dënojmë sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. E kuptojmë brengën e Kurtit për sigurinë në veriun e Kosovës. Në të njëjtën kohë, duhet të bëjmë përpara me Asocacionin e Komunave Serbe. Pa Asocacionin, Kosova nuk mund të bëjë përpara në rrugën europiane”, tha Lajçak.

Kurti, një ditë më parë, kishte deklaruar se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur fillimisht siguri në Republikën e Kosovës.

Pesëshja diplomatike po viziton Kosovën, me qëllim ringjalljen e dialogut dhe përmbushjen e detyrimeve të palëve, që rrjedhin nga marrëveshjet e nënshkruara./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB