Bota

Përplasi për vdekje gruan e tij, arrestohet kampioni i botës në çiklizëm

E.K
Përplasi për vdekje gruan e tij, arrestohet kampioni i botës
Rohan Dennis dhe gruaja e tij

AUSTRALI- Çiklisti Rohan Dennis, kampion bote, është akuzuar për vdekjen e gruas së tij, Melissa Dennis në Australi.

Ai është vënë në pranga në Adelaide, ku edhe jetonte, teksa mediat australiane bën me dije se Denis ka përplasur qëllimisht bashkëshorten e tij me një makinë të familjes, pranë shtëpisë ku jetonin.

Melisa Hoskins, gjithashtu ish-çikliste, përfundoi në spital me plagë të rënda dhe nuk ia doli të mbijetojë.

Hetuesit mblodhën prova që shtojnë dyshimet se 33-vjeçari e ka vrarë qëllimisht ish-bashkëshorten, duke qenë se prej kohësh kishin mosmarrëveshje.

Hoskins ishte një çiklist profesionist shumë i suksesshëm, duke fituar tituj dhe gara si në rrugë ashtu edhe në pistë.

 

Poll

MOS HUMB