Bota

Kapet në resortin spanjoll Nicola Rullo, bossi i klanit mafioz Camorra

Karabinierët arritën të ndiqnin lëvizjet e anëtarëve të familjes, derisa arrestuan italianin në një resort të njohur në Alicante

E.K
Kapet në resortin spanjoll Nicola Rullo, bossi i klanit mafioz Camorra
Nicola Rullo

SPANJË- Nicola Rullo, i shumëkërkuar nga drejtësia italiane, është vënë në pranga në Spanjë, i cili cilësohet si një prej drejtuesve të klanit mafioz Camorra.

Rullo, etiketohet nga mediati italiane si krahu i djathtë i Edoardo Continit, i arrestuar më herët gjatë këtij viti po në Spanjë, ishte në kërkim prej disa muajsh, pasi i ishte shmangur masës së arrestit.

Ai u identifikua në bazë të informacioneve të marra dhe veprimtarisë hetimore të kryer nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Napolit që çoi në aktivizimin e njësisë qendrore Udyco të policisë spanjolle nëpërmjet Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor.

Karabinierët arritën të ndiqnin lëvizjet e anëtarëve të familjes, dhe kështu e gjetën Rullon në një resort të njohur në Alicante, ku 53-vjeçari strehohej prej të paktën 20 ditësh. 

Poll

MOS HUMB