Bota

Përmbytjet në Spanjë/ Qindra viktima dhe mijëra të zhdukura, angazhohet e gjithë ushtria në terren

Në të njëjtën kohë, mijëra vullnetarë po vërshojnë në zonat e prekura.

I.F
Përmbytjet në Spanjë/ Qindra viktima dhe mijëra të
Përmbytjet në Spanjë

VALENCIA- Spanja po përballet me një situatë katastrofike pas përmbytjeve nga moti i keq që goditi vendin. Deri më tani janë shënuar 207 viktima, ndërsa autoritetet kanë frikë se numri mund të rritet brenda pak orësh. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, gjatë një deklarate tha për mediat se 5,000 ushtarë do të jenë në terren. 4 mijë prej tyre do të nisin organizimin këtë të shtunë, ndërsa 1 mijë të tjerë do t’u bashkohen të dielën në mëngjes.

Mediat spanjolle shkruajnë se ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për të gjetur të zhdukurit, numri i të cilëve nuk dihet.

“Ne po kërkojmë në garazhe, nën dysheme, në makina dhe në plazhe”, tha një zyrtar spanjoll.

Në të njëjtën kohë, mijëra vullnetarë po vërshojnë në zonat e prekura. Sipas autoriteteve, numri i të regjistruarve është 100 mijë. Shumë prej tyre u nisën në mëngjes me 50 autobusë për të udhëtuar në qytete të ndryshme. Nevojat janë shtuar, kështu që autobusët do të qarkullojnë vazhdimisht. Miguel Salvador, president i Platformës së Vullnetarizmit në Komunitet të Valencias, tha se gjatë të shtunës, midis 6,000 dhe 7,000 vullnetarë do të dërgohen në zonat më të prekura.

Gjithashtu, autoritetet lokale vendosën, me përjashtime, të kufizojnë qarkullimin e automjeteve në rrugët e qyteteve të prekura. Qëllimi është të mos pengohet kalimi i shërbimeve të urgjencës dhe të sigurohet aksesi i tyre, veçanërisht në jug, ku ndodhen shumica e komuniteteve të prekura. /ZËRI

Poll

MOS HUMB