Bota

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur shembet tenda e stacionit hekurudhor në Novi Sad

Nga trupat e pajetë që u nxorrën nga rënojat, 7 prej tyre janë identifikuar.

F.m
PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur shembet tenda e stacionit hekurudhor
Tenda

SERBI- Janë publikuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që kanë regjistruar shembjen e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 14.

Nga trupat e pajetë që u nxorrën nga rënojat, 7 prej tyre janë identifikuar.


Autoritetet serbe bënë të ditur se në Qendrën Klinike në Vojvodinë gjenden 2 gra dhe një burrë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Më herët, drejtuesja e kësaj qendre, Vesna Turkollova, tha se tre pacientë janë në gjendje të rëndë.

Ekipi i shpëtimit ende po vazhdon operacionin e kërkimit në stacionin hekurudhor në Novi Sad, qytetin e dytë më të madh në Serbi. Për shkak të ngjarjes, 2 nëntori është shpallur ditë zie në Serbi.

 

Poll

MOS HUMB