Bota

“Liri për Vorio Epirin”, takimi me Diasporën, ultranacionalistët grekë përgatisin protesta për Ramën

Fjalimin do ta mbajë kryetari i partisë ultranacionaliste greke, Fronti Kombëtar, Dimitris Valasidis.

F.m
“Liri për Vorio Epirin”, takimi me Diasporën,
Kryeministri Edi Rama

GREQI- Kryeministri Edi Rama duket se do të pritet me protesta nga ultranacionalistët në Greqi. Sipas Top Channel, tubimi do të mbahet nga shoqatat nacionaliste greke në Selanik, gjatë takimit të kreut të qeverisë me Diasporën shqiptare.

Fjalimin do ta mbajë kryetari i partisë ultranacionaliste greke, Fronti Kombëtar, Dimitris Valasidis. Gjithashtu raportohet se gjatë protestës do të hidhen në rrugë fletushka me shkrimet “Liri për “Vorio Epirin”.

Ky është takimi i dytë që pritet të zhvillojë Rama në Greqi, përsa i përket turit të tij me Diasporën.

Poll

MOS HUMB