Bota

Përmbytet qyteti i 'luksit', avionët e makinat 'notojnë' në ujë

Kjo solli pezullimin e dhjetëra fluturimeve.

E.K
Përmbytet qyteti i 'luksit', avionët e makinat
Aeroporti i Dubait

DUBAI- Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur nga një stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu që përmbyten rrugët e Dubait. Rrugët e qytetit të ‘luksit” u kthye në lumenj të dendur, ndërsa makinat ‘’notonin’’ në rrugë. Nga përmbytjet nuk shpëtoi as aeroporti. Pistat u kthyen në liqene, ndërsa avionët u bllokuan nga uji. Kjo solli pezullimin e dhjetëra fluturimeve.

Nuk u raportua për vdekje në Dubai. Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait paralajmëroi të mërkurën në mëngjes se "rimëkëmbja do të marrë pak kohë". Stuhia e fortë që filloi mëngjesin e së martës dhe vazhdoi gjatë pjesës më të madhe të ditës e detyroi aeroportin të pezullonte funksionimin për 25 minuta, të devijonte disa avionë në hyrje dhe të anulonte një numër fluturimesh hyrëse dhe dalëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB