
KOSOVË- Organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë, kanë dalë sot në rrugët e Pejës, nnë një marshim paqësor, pas vrasjes së Gjyljeta Ukellës nga bashkëshorti i saj.
Në këtë marshim mori pjesë edhe vajza e së ndjerës, Gjyljeta Ukella e cila qëndroi në krye të protestës në Pejë.
Motoja e protestës ishte: Kot flasim, ata vrasin, ndërsa qytetarët kanë mbajtur në dorë pankartat.
Marshimi nisi në orën 11:00 nga Qendra e qytetit për të vazhduar tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.
Nëna e tre fëmijëve mbeti e vrarë me armë në kokë, pasi u qëllua nga bashkëshorti i saj, për arsye që nuk dihen ende.
Presidentja Vjosa Osmani, e shpalli këtë të mërkurë ditë zie në Kosovë, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave që janë vrarë nga bashkëshortet e tyre. Në harkun kohor të 5 ditëve, dy vajza të reja u vranë nga burrat dhe ish-burrat e tyre.