Bota

Përgjaket Viti i Ri në SHBA, automjeti merr përpara turmën, 10 viktima

Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa autoritetete amerikane janë në vendngjarje.

I.F
Përgjaket Viti i Ri në SHBA, automjeti merr përpara turmën,
Pamje nga vendngjarja

SHBA- 10 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur, pasi një automjet u përplas me një turmë të madhe në New Orleans. Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa autoritetete amerikane janë në vendngjarje.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, ngjarja ka ndodhur pranë rrugës shumë të frekuentuar Bourbon, në lagjen franceze të qytetit, rreth orës 3 të mëngjesit me orën lokale.

Dëshmitarët që folën për CBS News thane se festimet e vitit te ri u kthyen ne tmerr dhe përshkruan një automjet që po u fut mes një turme në Bourbon Street, përpara se shoferi të dilte nga automjeti dhe të qëllonte me armë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB