Bota

Shkeli vendimin e gjykatës për të kryer shërbim prove, arrestohet ish-ministri në Itali

Por dënimi i tij iu konvertua në shërbim prove, ndërsa sipas hetimeve gjykatësi tha se nuk ka zbatuar vendimin e caktuar.

I.F
Shkeli vendimin e gjykatës për të kryer shërbim prove,
Gianni Alemanno

ROMË- Ish-kryetari i Bashkisë së Romës njëkohësisht dhe ish-ministri Gianni Alemanno është arrestuar më 31 dhjetor 2024, pasi ka shkelur një vendim të dhënë nga Gjykata. Alemanno ndodhet në burgun Rebibbia. Ai ishte dënuar me 1 vit e 10 muaj burg, pasi u shpall fajtor ndikim të paligjshëm, në një çështje që përfshinte pagesa të kompanisë komunale Eur Spa në favor të Salvatore Buzzi dhe Massimo Carminati, një ish-aktivist i ekstremit të djathtë i dënuar më parë si pjesëtar i një grupi kriminal të kryeqytetit në vitet ’80. Por dënimi i tij iu konvertua në shërbim prove, ndërsa sipas hetimeve gjykatësi tha se nuk ka zbatuar vendimin e caktuar.

Sipas Corriere Della Sera, gjykata e Mbikëqyrjes në Romë kishte pranuar kërkesën e mbrojtjes që Alemanno të kryente shërbime sociale në qendrën "So.Spe.–Solidariteti dhe Shpresa" të murgeshës Paola D’Auria, e cila ndihmon vajza nëna e familje në vështirësi dhe viktima të dhunës për t’u integruar në shoqëri.

Alemanno akuzohet se ka shkelur rregullat, përfshirë ndalimin për të dalë nga shtëpia para orës 7 të mëngjesit, detyrimin për të hyrë në shtëpi në orën 21:00 dhe ndalimin për t’u shoqëruar me persona me precedentë penalë. Pasi u konstatuan këto shkelje, ai u arrestua më datë 31 dhjetor 2024 dhe u transferua në burg. Ai ka mbajtur postin e ministrit të Politikave Bujqësore dhe Pyjore në Itali gjatë 2001-2006. /ZËRI

Poll

MOS HUMB