Bota

Përballje 'titanësh' Izrael-Liban

Armiqësitë mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut kanë qenë pothuajse të përditshme që nga 8 tetori, një ditë pas shpërthimit të luftës Izrael-Hamas.

E.K
Përballje 'titanësh' Izrael-Liban
Pamje nga lufta

Izraeli nisi sulmet ajrore herët të dielën në Luginën Bekaa të Libanit lindor, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dy zyrtarë të forcave libaneze të sigurisë. Disa orë më parë, Hezbollahu kishte njoftuar se luftëtarët e tij rrëzuan një dron izraelit në hapësirën ajrore libaneze.

Forcat e Armatosura izraelite (IDF) kanë shënjestruar një kamp trajnimi të Hezbollahut në komunitetin Jada pranë kufirit me Sirinë, thanë burimet e Reuters. Një goditje është raportuar edhe në komunitetin Safri, pranë qytetit të Baalbek, por nuk ka raportime për viktima, sipas të njëjtave burime.

Armiqësitë mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut kanë qenë pothuajse të përditshme që nga 8 tetori, një ditë pas shpërthimit të luftës Izrael-Hamas. Dje të shtunën, Hezbollahu njoftoi rrëzimin e një droni izraelit.

“Droni i ushtrisë izraelite, i cili u rrëzua nga luftëtarët e Rezistencës Islamike në Liban, natën e së shtunës, 6 prill 2024, është i llojit Hermes 900”, thuhet në një deklaratë të lëvizjes së mbështetur nga Irani.

Një zëdhënës i forcave të armatosura izraelite konfirmoi përmes një postimi në platformën X se droni u godit nga një raketë tokë-ajër dhe u rrëzua në tokën libaneze./ZËRI

Poll

MOS HUMB