
GAZA – Mediat ndërkombëtare raportojnë se mund të arrihet një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit. Pas disa javësh luftime, palët duket se bien dakord në disa pika.
Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh më herët tha se grupi i tij ishte afër arritjes së marrëveshjes, në atë që ai e quajti një "marrëveshje armëpushimi" - pas më shumë se gjashtë javë luftimesh.
Po ashtu, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se po bëhet përparim në kthimin e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor. Ai shtoi: "Shpresoj se së shpejti do të ketë lajme të mira".
BBC raporton se marrëveshja mund të parashikojë lirimin e disa prej pengjeve të marra nga Izraeli në Gaza në këmbim të pauzave në luftime dhe lirimin e të burgosurve palestinezë.
Sipas Reuters, marrëveshja e mundshme - e ndërmjetësuar nga Katari - parashikon lirimin e rreth 50 pengjeve civile nga Hamasi dhe të grave e të miturve palestinezë, që mbahen në paraburgimin izraelit.
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë tashmë në Gaza. Më tepër se 14500 njerëz kanë vdekur nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/