Bota

"Jeton thjeshtë"! E bija nxjerr zbuluar Dmitry Peskov, shfaqet në avion privat

Teksa Peskov deklaron se vajza e tij jeton thjeshtë, imazhet e saj në rrjete sociale tregojnë të kundërtën. Yelizaveta shfaqet e veshur me rroba firmë dhe të shtrenjta, madje duke udhëtuar edhe në avion privat.

f.t
"Jeton thjeshtë"! E bija nxjerr zbuluar Dmitry Peskov, shfaqet
Yelizaveta Peskov dhe Dmitry Peskov

RUSI- Pretendimi i Dmitri Peskov  në një intervistë të fundit se vajza e tij bënte një jetë të thjeshtë ndërsa studionte në Paris dhe se ajo ishte duke luftuar për të përballuar jetesën për shkak të kufizimeve financiare, ka shkaktuar reagime. Kur u pyet se "si arriti të rrënjos vlerat dhe virtytet morale tek vajza e tij", zëdhënësi i Kremlinit përsëri theksoi se është një gjë të jetosh si "i pasur", të shpenzosh para në mënyrë të pamatur dhe një tjetër të luftosh çdo ditë për të kapërcyer problemet, duke kërkuar të gjejë një vend për të qëndruar me qira më të ulët dhe duke kursyer për të blerë një palë xhinse të reja në fund të muajit.

Teksa Peskov deklaron se vajza e tij jeton thjeshtë, imazhet e saj në rrjete sociale tregojnë të kundërtën. Yelizaveta shfaqet e veshur me rroba firmë dhe të shtrenjta, madje duke udhëtuar edhe në avion privat.

"Jeton thjeshtë"! E bija nxjerr zbuluar Dmitry Peskov, shfaqet

25-vjeçarja Yelizaveta Peskova, tani bashkëpronare e një kompanie të suksesshme eventesh dhe drejtuese e një institucioni kulturor, jetoi për disa vite me nënën e saj në Evropë përpara se të kthehej në Moskë pesë vjet më parë, duke u diplomuar me nderime nga Instituti prestigjioz Shtetëror i Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Moskës. 25-vjeçarja dhe nëna e saj janë sanksionuar nga SHBA dhe BE pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Poll

MOS HUMB