
Papa Françesku
VATIKAN- Papa Françesku, duke folur këtë të mërkurë para besimtarëve, iu referua sërish luftërave të vazhdueshme në shumë rajone të planetit. Në veçanti, Ati i Shenjtë kërkoi mbrojtjen dhe ndihmën e Shën Jozefit (të cilin Kisha Katolike e festoi dje, të martën) për të ndaluar luftën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
“Lufta është gjithmonë një disfatë, ne nuk mund të vazhdojmë të marshojmë përmes luftës. Ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme për të pasur një negociatë, për të ndalur luftën”, theksoi Papa./ZËRI
Poll