Bota

Trump sqaron deklaratën: Kërcënimet e mia ndaj anëtarëve të NATO-s janë një formë negocimi

Miliarderi shkaktoi panik në Evropë kur kërcënoi në shkurt se nuk do të garantonte më mbrojtjen e vendeve anëtare të NATO-s kundër Rusisë nëse ato nuk paguanin pjesën e tyre të drejtë.

E.K
Trump sqaron deklaratën: Kërcënimet e mia ndaj
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump, kandidati republikan për presidencën e Shteteve të Bashkuara në nëntor, u shpreh se kërcënimet e tij të fundit ndaj shteteve të tjera anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO janë para së gjithash "një mënyrë negocimi". Deklaratën e bëri gjatë një interviste. Miliarderi shkaktoi panik në Evropë kur kërcënoi në shkurt se nuk do të garantonte më mbrojtjen e vendeve anëtare të NATO-s kundër Rusisë nëse ato nuk paguanin pjesën e tyre të drejtë.

Deklaratat e tij u kritikuan ashpër nga liderët e vendeve evropiane dhe kundërshtari i tij demokrat, presidenti aktual Joe Biden.

“Është një mënyrë negocimi”, ka shpjeguar biznesmeni, duke iu referuar këtyre komenteve, në daljen e tij në emisionin e Nigel Farage, një figurë e ekstremit të djathtë britanik./ZËRI

Poll

MOS HUMB