Bota

Papa Françesku: Gruaja më e rëndësishme se burri, por është e shëmtuar kur ajo dëshiron të jetë burrë

Papa foli për rolin e gruas në Kishë.

F.I
Papa Françesku: Gruaja më e rëndësishme se burri, por
Papa Françesku

BELIGJIKË-Papa Françesku është kritikuar ashpër për qëndrimin e tij ndaj rolit të gruas në shoqëri, pasi ai pretendoi se është 'keq kur gruaja dëshiron të jetë burrë'. Papa foli për rolin e gruas në Kishë dhe nënvizoi, në fjalimin e tij drejtuar studentëve të Universitetit Katolik të Louvain, se “dhuna dhe padrejtësia peshojnë së bashku me paragjykimet ideologjike”, raporton ilgiornale.

"Kisha “është femër” por nuk është “një kompani shumëkombëshe” dhe “ajo që është karakteristikë e grave nuk sanksionohet nga konsensusi apo ideologjitë. Ekziston “dinjiteti” i cili “është një e mirë e paçmueshme” që “asnjë ligj njerëzor nuk mund ta japë apo heqë. Kultura e krishterë përpunon gjithmonë rishtas, në kontekste të ndryshme, thirrjen dhe misionin e burrit dhe gruas dhe qenien e tyre të ndërsjellë për njëri-tjetrin, në bashkësi. Jo njëri kundër tjetrit, në pretendime të kundërta, por për njëri-tjetrinDuhet të kujtojmë se gratë janë në zemër të historisë së shpëtimit. Gruaja është më e rëndësishme se burri, por është e shëmtuar kur ajo dëshiron të jetë burrë,"-u shpreh Papa Françesku.

Në takimin me studentët Papa denoncoi brutalitetin e luftërave dhe të këqijat e korrupsionit dhe shfrytëzimit dhe nxiti të rinjtë të studiojmë për të mirën e përbashkët./ZËRI

Poll

MOS HUMB