
SANTORINI- Paniku dhe ankthi është përhapur në ishullin e Santorinit në Greqi! Në vetëm një orë, sizmologët kanë regjistruar të paktën 10 lëkundje. Mediat greke bëjnë me dije se shumë banorë janë larguar nga ishulli gjatë ditës së djeshme, ndërsa të tjerë janë evakuuar dhe strehuar në disa zona, të cilat janë ngritur nga autoritetet. Lëkundjet e tërmet janë përhapur edhe në Turqi, me autoritetet vendase që iu kërkuan banorëve në Bodrum, Mugla dhe Aydin të jenë në gatishmëri, pasi po rritet rrezik për një cunami.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pas një takimi emergjent me Ministrin e Mbrojtjes Civile, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Greke, drejtorin e kërkimit në Institutin Gjeodinamik dhe profesori i Fatkeqësive Natyrore, lajmëroi se situata është shqetësuese, por brenda kufijve dhe se autoritetet janë në gatishmëri.
Nga ana tjetër, sizmologët janë shprehur se një tërmet me magnitudë 6 ose dhe më shumë mund të godasë ishullin./ZËRI