Bota

Alarm në Santorini, mbi 200 tërmete në 48 orë, merren masa urgjente

Deri më tani në Santorini janë raportuar vetëm dëme materiale, fatmirësisht askush nuk është lënduar.

I.F
Alarm në Santorini, mbi 200 tërmete në 48 orë, merren masa
Santorini

SANTORINI- Ishulli Santorini është goditur nga 200 tërmete në 48 orët e fundit. Menjëherë pas kësaj, autoritetet greke dhanë alarmin të mbyllen shkollat, të qëndrojnë larg porteve dhe të të përmbahen nga grumbullimi në hapësirat e brendshme. Sizmiologët janë shprehur se ishulli në detin Egje mund të goditet nga një tërmet me magnitudë 6 rihter, ku i kërkuan banorëe të bëjnë kujdes. Deri më tani një seri lëkundjesh deri në magnitudë 4.3 u regjistruan të premten dhe të shtunën në zonën midis ishullit vullkanik të Santorinit dhe Amorgos.

Alarm në Santorini, mbi 200 tërmete në 48 orë, merren masa
Tërmetet

Ministria ka lajmëruar se aktiviteti sizmik nuk kishte lidhje me aktivitetin vullkanik dhe po tërhiqej, por ekspertët kanë propozuar masa paraprake, duke përfshirë mbylljen e shkollave më 3 shkurt. Ata gjithashtu u kërkuan njerëzve që të mos hynin ose të qëndronin në portin e vogël të Ammoudi dhe portin e Fira, që shërben kryesisht për anijet turistike. Deri më tani në Santorini janë raportuar vetëm dëme materiale, fatmirësisht askush nuk është lënduar.

Alarm në Santorini, mbi 200 tërmete në 48 orë, merren masa
Dëme të shkaktuara nga tërmetet

Santorini është një nga destinacionet kryesore turistike të Greqisë. Një nga shpërthimet më të mëdha në histori, rreth vitit 1600 para Krishtit, formoi ishullin në formën e tij aktuale. Shpërthimi i fundit në zonë ka ndodhur në vitin 1950./ZËRI

Poll

MOS HUMB