Bota

Panik në Gjermani! Makina futet mes turmës, 2 viktima dhe dhjetëra të plagosur, arrestohet autori

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në sheshin qendror ku po mbahej parada e karnavaleve të së hënës, eveniment shumë i vizituar në shumë qytete të Gjermanisë. 

F.I
Panik në Gjermani! Makina futet mes turmës, 2 viktima dhe
PAMJE NGA VENDNGJARJA

GJERMANI- Të paktën dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën, pasi një makinë përplasi një grup njerëzish në qytetin gjerman të Manheim. Raportet e para thanë se 25 persona u plagosën, 15 prej tyre në gjendje të rëndë, mes të cilëve edhe fëmijë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në sheshin qendror ku po mbahej parada e karnavaleve të së hënës, eveniment shumë i vizituar në shumë qytete të Gjermanisë. 

Videot që qarkullojnë në internet nga incidenti tregojnë dhjetëra qytetarë të tmerruar që vrapojnë në panik nëpër rrugë, ndërsa të tjerë largohen nga ndërtesat një nga një.

Policia ndaloi shoferin e makinës dhe më vonë tha se ai kishte vepruar i vetëm, pa asnjë kërcënim më të gjerë për publikun. I dyshuari është një gjerman 40-vjeçar nga shteti fqinj Rhineland-Pfalz, i cili nuk duket të jetë i motivuar politikisht apo fetarisht, thanë autoritetet.

Sulmi i së hënës (03.03.) të kujton një seri sulmesh në Gjermani të kryera në javët dhe muajt e fundit. Më 13 shkurt, një burrë iu sul me një automjet një demonstrate në Mynih. Në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg në dhjetor, gjashtë persona u vranë dhe rreth 300 u plagosën, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.

Poll

MOS HUMB