Bota

Trump sulmon sërish Zelenskyyn: Ai nuk do paqe! Nuk do e durojmë

Trump ka deklaruar se durimit të tij ndaj Zelenskyyt është duke i ardhur fundi

F.I
Trump sulmon sërish Zelenskyyn: Ai nuk do paqe! Nuk do e durojmë
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA, Donald Trump ka sulmuar sërish Volodymyr Zelenskyyn, pasi presidenti ukrainas tha se fundi i luftës së vendit të tij me Rusinë “është ende shumë, shumë larg”. Trump ka deklaruar se durimit të tij ndaj Zelenskyyt është duke i ardhur fundi, teksa e ka kritikuar rezistencën e presidentit ukrainas ndaj idesë për armëpushim të shpejtë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, pa pasur garanci konkrete të sigurisë, siç ka kërkuar ai nga SHBA-ja.

"Kjo është deklarata më e keqe që mund të jetë bërë nga Zelenskyy dhe Amerika nuk do ta durojë atë për shumë kohë! Kjo është ajo që po thosha, ky djalë nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ka mbështetjen e Amerikës dhe, Evropa, në takimin që patën me Zelenskyy, deklaroi prerazi se nuk mund ta bëjnë punën pa SHBA-në – Ndoshta nuk është një deklaratë e mrekullueshme që të jetë bërë për sa i përket shfaqjes së forcës kundër Rusisë. Çfarë po mendojnë?", deklaroi Trump.

Debati në Zyrën Ovale

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u largua prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump. Trump kërkoi që Ukraina të nënshkruajë marrëveshje me SHBA për minerale, ndërsa Zelenskyy i kërkoi ndihmë konkrete për të larguar Rusinë dhe jo të humbin qytete të tërë pas luftës. Presidenti amerikan e akuzoi homologun ukrainas se po “e vendos veten në një pozitë të tmerrshme” dhe se “nuk ka asnjë kartë në dorë” për një marrëveshje'.

Presidenti i SHBA Donald Trump do të takohet sot në Uashington me ndihmësit e tij të lartë të sigurisë kombëtare, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, për të diskutuar një sërë opsionesh politike për Ukrainën. Në mbledhje do të diskutohet edhe pezullimi i mundshëm i dërgesave të municioneve dhe pajisjeve në Ukrainë, të miratuara gjatë administrimit të ish-presidentit amerikan Joe Biden./ZËRI

Poll

MOS HUMB