
SHBA- Mike Tyson kaloi një problem me ulçerën, gjë që i shkaktoi dhimbje të forta. Emergjenca shëndetësore i ndodhi teksa po udhëtonte me aeroplan nga Majami për në Los Angelos. Për shkak se gjendja e tij u përkeqësua, ish-boksieri ka pasur aq shumë dhimbje saqë edhe stafi i linjës ajrore kërkoi nëse kishte ndonjë mjek në avion që të kujdesej për të.
Tyson filloi të ndihej keq gjysmë orë para se avioni të ulej në pistë, por fatmirësisht në avion kishte një mjek, i cili e asistoi në momentin e parë.
Pas uljes, mjket hipën në bordin e aeroplanit dhe e trajtuan Tyson në vend. Përfaqësuesi për mediat i 57-vjeçarit informoi pak orë më vonë se Tyson "tani është shumë mirë".
Megjithatë vetë ish-boksieri nuk ka dalë me asnjë deklaratë./ZËRI