PODGORICË- Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiç ka kërkuar pushim pas një konflikti verbal që ka ndodhur në seancën e sotme plenare në Cetinje mes deputetit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Oskar Huter dhe një pjesë të deputetëve të Koalicionit për Ardhmërinë e Malit të Zi (ZBCG). Teksa Huter fliste, deputeti i koalicionit ZBCG, Milan Knezheviç, i hodhi diçka dhe i përsëriste vazhdimisht: Turp të keni!
MOMENTI ME VIDEO:
Huter dhe Knezheviç tentuan disa herë të sulmojnë njëri-tjetrin fizikisht, por u penguan nga deputetët e tjerë. Kështu pas konfrontimit fizik, por edhe pas shkëmbimit të fjalëve të ashpra mes Huterit dhe deputetit tjetër, kryeparlamentari vendosi që të kërkonte pushimin e seancës./ZËRI