Bota

Pamje të rënda/ Gazetarit të Al Jazeera i vrasin gruan, djalin, vajzën dhe nipin

Gazetari ka humbur 4 anëtarë të familjes si pasojë e bombardimeve të Izraelit në Gaza, edhe pse ishin shpërngulur drejt një vendi ‘të sigurt’

E.K

Pamje të rënda/ Gazetarit të Al Jazeera i vrasin gruan, djalin,

GAZA- Gruaja, djali, vajza dhe nipi i Wael Dahdouh, shefit të zyrës së Al Jazeera në Gaza, janë vrarë në një sulm ajror izraelit.

Pamjet e transmetuara në Al Jazeera treguan Dahdouh duke hyrë në Spitalin Al-Aksa në Deir el-Balah të mërkurën për të parë gruan, djalin dhe vajzën e tij të vdekur në morg.

Ai u shfaq duke u përkulur dhe duke prekur fytyrën e djalit të tij 15-vjeçar, Mahmoud, i cili donte të bëhej gazetar si babai i tij.

Pamjet e mëvonshme e treguan atë duke mbajtur trupin e pajetë të tij shtatëvjeçare, Sham, dukej se i fliste asaj ndërsa shikonte fytyrën e saj të gjakosur pas sulmit në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Pamje të rënda/ Gazetarit të Al Jazeera i vrasin gruan, djalin,
Gazetari mban trupin e pajete te vajzes

Teksa ishte i tronditur, Dahdouh foli me Al Jazeera-n kur po dilte nga spitali: “Ajo që ndodhi është e qartë. Kjo është një seri sulmesh të synuara ndaj fëmijëve, grave dhe civilëve. Unë sapo po raportoja nga Yarmouk për një sulm të tillë dhe bastisjet izraelite kanë shënjestruar shumë zona, duke përfshirë Nuseirat. Ne kishim dyshimet tona se pushtimi izraelit nuk do t'i linte këta njerëz të iknin pa i dënuar. Dhe për fat të keq, kjo është ajo që ndodhi. Kjo është zona 'e sigurt' për të cilën foli ushtria pushtuese”, u shpreh gazetari.

Nipi i Dahdouh, Adami, u shpall i vdekur dy orë më vonë. Disa anëtarë të familjes së Dahdouh, duke përfshirë një mbesë të vogël, i mbijetuan sulmit në shtëpinë ku ata po qëndronin në kampin e refugjatëve Nuseirat në jug të Gazës.

Operacionet po vazhdojnë për të shpëtuar disa persona nga rrënojat e shtëpisë. Sipas Al Jazeera Arabic, djali i Dahdouh, Yehia, u plagos dhe mjekëve iu desh të kryenin një procedurë urgjente për t'i qepur një plagë të rëndë në kokë.

Procedura duhej të bëhej në korridorin e spitalit dhe mjekët u përpoqën të gjenin instrumentet e duhura, më në fund iu desh të përdornin fije jokirurgjikale për të qepur plagën e tij.

“Shtëpia e tyre ishte në shënjestër në kampin Nuseirat në qendër të Gazës, ku ata kishin kërkuar strehim pasi ishin zhvendosur nga bombardimet fillestare në lagjen e tyre, pas thirrjes së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të gjithë civilët që të zhvendoseshin në jug. Ai nuk u largua nga Gaza. Ai qëndroi me gjithë kërcënimet dhe paralajmërimet dhe nuk u ndal për 19 ditë rresht. Ai tha, 'Unë duhet të jem këtu në qytetin e Gazës për të raportuar për këta njerëz që bombardohen çdo ditë'”, raporton Al Jazeera.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB