Bota

Pamje lufte në Greqi, shpërthimi me telekomandë trondit Athinën

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar banesa dhe makina, fatmirësisht pa dëme në njerëz

E.K
Pamje lufte në Greqi, shpërthimi me telekomandë trondit
Shperthimi ne greqi

GREQI- Një tjetër shpërthim i fuqishëm ka tronditur Athinën në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa objektiv ka qenë një biznes i pijeve alkoolike. Shpërthimi ka ndodhur rrëth orës 03:00 në rrugën Lagumixi në zonën Kalithea të Athinës.

Sipas informacioneve të para, lënda eksplozive ishte vendosur jashtë ambientit të depos së pijeve alkoolike, dhe dyshohet që të jetë kryer shpërthim me telekomandë në distancë.

Si pasojë e shpërthimit që ishte tejet i fuqishëm, 10 makina që ishin parkuar pranë depos u dëmtuan. Po ashtu dëme ka pasur në dhjetra banesa, ku në shumicën e të cilave u thyen xhamat e dyerve dhe dritareve. Për fat të mirë si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur dëme në njerëz.

Pamje lufte në Greqi, shpërthimi me telekomandë trondit

Paraprakisht policia thotë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e përplasjes mes bandave kriminale, se cila prej tyre do të dominojë jetën e natës në Athinë.

Pamje lufte në Greqi, shpërthimi me telekomandë trondit

Edhe në të shkuarën depua në fjalë ka qenë objektiv në luftën mes bandave. Tre vitet e fundit grupet mafioze po riformatohen mbas ekzekutimeve të ndodhura në Athinë, ku janë vrarë dhjetëra mafiozë nga banda të ndryshme.

Ministri grek i mbrojtjes së qytetarit deklaroi se shteti u ka hapur luftë bandave dhe nuk do të ndalet derisa ti shkatërrojë ato. Ekspertët thon se bandat janë në një betejë të përherëshme pasi në Greqi aktiviteti i kundrabadës së naftës e kalon 1.5 miliardë euro.

Pamje lufte në Greqi, shpërthimi me telekomandë trondit

Po ashtu përfitimet janë të mëdha edhe nga kontrabanda e cigareve, si dhe pijeve alkoolike. /ZËRI  

Poll

MOS HUMB