Bota

Gjenden të vdekur në Alpe trupat e 5 skiatorëve

Autoritet janë në kërkim të personit të gjashtë që ishte pjesë e grupit

E.K
Gjenden të vdekur në Alpe trupat e 5 skiatorëve
Alpet zviceriane

ZVICËR- Trupat e pesë skiatorëve të zhdukur janë gjetur në Alpet zvicerane, ka thënë policia.

Autoritetet lokale janë ende në kërkim të një personi të gjashtë.

Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi filloi të shtunën pasi grupi u zhduk pranë malit 3,706 metra të lartë Tete Blanche.

Ata ishin nisur nga Zermatt, shtëpia e malit të famshëm Matterhorn, në një turne skish drejt Arollës përgjatë kufirit zvicerano-italian.

Pesë nga gjashtë skiatorët u gjetën në orën 21:20 me orën lokale "pa asnjë shenjë jete", tha në një deklaratë policia zvicerane e kantonit Valais.

Autoritetet i kishin thënë më parë BBC-së se skiatorët ishin të gjithë shtetas zviceranë dhe ishin të moshës nga 21 deri në 58 vjeç. Policia lokale tha se ekipet në të dy anët e rrugës ishin alarmuar, por moti i keq po pengonte operacionin.

Prej disa ditësh në Alpe fryjnë erëra të forta dhe gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë reshje të dendura bore.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB