Bota

Pamje dramatike, përmbytet Nju Jork-u

Gurvenatorja e Nju Jorkut, Kathy Hohoul tha se në disa zona gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes ranë deri në 13 centimetra shi, ndërsa gjatë ditës pritej të binte deri në 18 centimetra.

E.K
Pamje dramatike, përmbytet Nju Jork-u
Rrugët e përmbytura

SHBA- Nju Jorku është përfshirë nga një stuhi e fuqishme, e cila ka përmbytur rrugët, makinat dhe metrotë. Siç mund të shihet dhe në pamje uji merr përpara makinat ndërsa vërshon me shpejtësi në metro.


Gurvenatorja e Nju Jorkut, Kathy Hohoul tha se në disa zona gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes ranë deri në 13 centimetra shi, ndërsa gjatë ditës pritej të binte deri në 18 centimetra.


 “Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën,” tha ajo.


Moti ekstrem pritet të prekë rreth 25,000,000 njerëz në të gjithë verilindjen e SHBA-së. Ndërkohë zyrtarët kanë përsëritur thirrjet për qytetarët në zonat me problematike që të qëndrojnë në zona të sigurta dhe të shmangin lëvizjet për shkak të vërshimit të ujit./Zëri

Poll

MOS HUMB