Bota

Palestina dhe Izraeli varrosin viktimat e betejës

Grumbuj njerëzish janë mbledhur për të përcjellë viktimat palestineze. Ushtarët izraelitë të vrarë në betejë u përcollën në banesën e fundit me ceremoni shtetërore

D.XH

Palestina dhe Izraeli varrosin viktimat e betejës

GAZA – Palestinezët dhe izraelitët po varrosin viktimat e betejës së fundit, që mori jetën e mbi 1300 personave. Palestinezët kanë nisur të varrosin të afërmit e tyre. Varrimet janë mbajtur kryesisht në zonën e Gazës.

Palestina dhe Izraeli varrosin viktimat e betejës
Të afërm të një palestinezi të vrarë nga sulmet izraelite

Grumbuj njerëzish janë mbledhur, për të ndjekur funeralët e militantëve apo civilëve të vrarë nga sulmet izraelite.

Palestina dhe Izraeli varrosin viktimat e betejës
Palestinezë duke vajtuar të afërmit

Edhe Izraeli ka nisur të varrosë viktimat nga sulmi i fundit i organizatës, Hamas. Shteti izraelit varrosi një nga ushtarët e saj. Në një nga varrimet, kolegët kanë varrosur ushtarin izraelit, Yuval Ben Yaakov.

Palestina dhe Izraeli varrosin viktimat e betejës
Ushtria izraelite varros një ushtar të vrarë

Yaakov vdiq gjatë luftimeve me forcat militante të Hamasit, në kufirin me Rripin e Gazës. Të pranishmit janë parë duke mbuluar fytyrat me duar, nga pikëllimi.

Izraeli dhe Palestina u përfshinë në një konflikt të madh me njëri-tjetrin. Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 800 persona, ndërsa Izraeli u përgjigj dhe vrau me raketa mbi 550 palestinezë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB