Bota

Netanyahu: Përgjigja jonë do të ndryshojë historinë e Lindjes së Mesme

Kreu i qeverisë izraelite deklaroi se "terroristët palestinezë do të munden" dhe se "paqja do të vijë"

D.XH
Netanyahu: Përgjigja jonë do të ndryshojë historinë e
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

GAZA- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu është shfaqur tepër i shqetësuar, në lidhje me sulmet që Hamasi kreu mbi Izraelin.

Netanyahu përsëriti mesazhin, se terroristët do të munden dhe se Izraeli do të triumfojë.

Ai premtoi një përgjigje të ashpër të Izraelit, në mënyrë të atillë, sa “historia e Lindjes së Mesme të ndryshojë njëherë e përgjithmonë”.

“Izraeli nuk dorëzohet përballë çdo presioni të terrorit. Terroristët do të mundem dhe paqja do të vijë. Hamasi nuk e di se çfarë ferri e pret.

Ne do hakmerremi plotësisht për atë që ndodhi. Përgjigja jonë do ta ndryshojë historinë e Lindjes së Mesme”, ka deklaruar zyra e Kryeministrisë së Izraelit.

Izraeli dhe Hamasi u përfshinë në një konflikt të madh me njëri-tjetrin. Hamasi goditi befasisht shtetin izraelit, duke vrarë mbi 800 persona.

E menjëhershme ishte përgjigja e Izraelit, që vrau me raketa më shumë se 550 palestinezë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB