Bota

'Ozempic' po rrezikon jetë!

Preparatet medicinale - të shitura vetëm me recetë - janë të destinuara për t'u përdorur nga pacientë me diabetin e tipit 2.

k.m.
'Ozempic' po rrezikon jetë!
Foto ilustruese

SHBA- Një furi ka shpërthyer së fundmi në mbarë botën lidhur me një “lloj të ri trajtimi” për humbjen e peshës. Të famshëm janë bërë preparatet farmaceutike për diabetikët Ozempic dhe Wegovy, të kompanisë daneze "Novo Nordisk", të cilat janë karakterizuar nga shumë si "revolucionare". Shumë të famshëm të Hollivudit kanë filluar me entuziazëm të promovojnë edhe vetë rezultatet, ndërsa të tjerë i trajtojnë me skepticizëm të fortë. E sigurt është se popullariteti i preparateve e bëri "Novo Nordisk" kompaninë më fitimprurëse në Evropë disa muaj më parë. Këto barna janë shfaqur në të paktën 16 vende në muajt e fundit.

Preparatet medicinale - të shitura vetëm me recetë - janë të destinuara për t'u përdorur nga pacientë me diabetin e tipit 2. Ato përmbajnë sasi të ndryshme të substancës aktive semaglutide, e cila stimulon sekretimin e insulinës dhe vepron në qendrat e oreksit të trurit, duke shkaktuar ndjenjën e ngopjes. Tashmë, kompania shumëkombëshe farmaceutike Eli Lilly & Co ka krijuar një preparat të ngjashëm farmaceutik. Në këtë treg me vlerë 100 miliardë euro pritet që së shpejti të hyjnë edhe kompani të tjera.

Andy Morling është kreu i Agjencisë Rregullatore të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (MHRA). Për Bloomberg, ai tha se kur e dëgjoi për herë të parë ekzistencën e këtyre preparateve, parashikoi shumë produkte të ngjashme, por false. Dhe ai kishte të drejtë.

Tashmë, kompania shumëkombëshe farmaceutike "Eli Lilly & Co" ka krijuar një formulim të ngjashëm farmaceutik me "Novo Nordisk". Në këtë treg me vlerë 100 miliardë euro pritet që së shpejti të hyjnë edhe kompani të tjera.

"Ky është një kërcënim i ri për ne,"- shpjegoi Morling.

Preparate potencialisht vdekjeprurëse

MHRA ka sekuestruar tashmë 869 produkte të falsifikuara Ozempic, më shumë se sa janë sekuestruar në Danimarkë, Irlandë, Zvicër, Islandë dhe Holandë së bashku. Ilaçet e konfiskuara janë imitime të origjinalit. Disa prej tyre përmbanin insulinë në vend të semaglutidit. Një ilaç potencialisht kërcënues për jetën, pasi insulina mund të shkaktojë konvulsione apo edhe vdekje nëse përdoren nga dikush që nuk ka diabet. Tashmë pacientë nga të paktën SHBA, Austria dhe Libani janë shtruar në spital pasi kanë marrë "Ozempic" me insulinë. Në shumicën e rasteve, pacientët kishin nivele të ulëta të sheqerit në gjak.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftoi dhjetorin e kaluar se kishte sekuestruar mijëra produkte të ngjashme dhe se kishte nisur hetimet për të zbuluar burimin e këtyre barnave.

Reklamat në rrjetet sociale

Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv i fondacionit jofitimprurës "Partneriteti për Mjekësi të Sigurtë" (PSM), Shabir Iber Safdar, i tha New York Times se është e rrallë që një ilaç të kalojë nëpër farmaci dhe të arrijë tek pacientët. Megjithatë, sipas tij, mungesat mund t'i bëjnë farmacitë të blejnë produkte nga distributorë që nuk i njohin. Megjithatë, kjo është një praktikë që shton rrezikun e blerjes së imitimeve.

Por kjo nuk është e gjitha!

Sipas raportit të Bloomberg, në faqet e internetit të shumta, në TikTok ose në faqet e Facebook, shfaqen reklama për injeksione që pretendohet se kanë semaglutide. Shumë nga çmimet e reklamuara në internet janë dukshëm më të ulëta se ato të formulimeve origjinale./ZËRI

Poll

MOS HUMB