Bota

"Serbia është më afër NATO-s se Kosova"/ Osmani i përgjigjet Hill: Ëndërron! Serbia është shtet që fle mbi varreza masive

Osmani ndër të tjera shtoi se Serbia, sikurse Rusia, shkel vlerat kryesore të NATO-s, siç është mbrojtja nga forcat autoritaret dhe rregullat bazike të së drejtës ndërkombëtare. 

a.l
"Serbia është më afër NATO-s se Kosova"/ Osmani i
Vjosa Osmani dhe Christopher Hill

KOSOVË- Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill një ditë më parë, në një intervistë për televizionin shtetëror serb RTS është shprehur Serbia është më afër NATO-s se Kosova. 

Sot, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur deklaratës së tij duke thënë se është vetëm një shtet që është më larg NATO-s sesa Serbia, dhe ajo është Rusia e presidentit, Vladimir Putinit. Pas pjesëmarrjes në një ngjarje të organizuar në Prishtinë në kuadër të “Javës së Gruas”, Osmani ndër të tjera shtoi se Serbia, sikurse Rusia, shkel vlerat kryesore të NATO-s, siç është mbrojtja nga forcat autoritaret dhe rregullat bazike të së drejtës ndërkombëtare. 

“Serbia është është shtet që ka kryer krime lufte dhe akoma fle mbi varreza masive. Kështu që më lejoni të them troç: kushdo që e konsideron Serbinë që është shtet që është afër NATO-s nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht i ofendon edhe viktimat e Serbisë së Millosheviçit. Një shtet si Serbia, e cila vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO-ja, lëre që është larg NATO-s por nuk mund të ëndërroj të jetë pjesë e NATO-s",  tha Osmani.

Autoritetet në Kosovë kanë shprehur aspiratën e tyre për t’u anëtarësuar në NATO dhe fillimisht po kërkojnë që të bëhen pjesë e Programit për Partneritet për Paqe. Partneriteti për Paqe është program i bashkëpunimit praktik dypalësh ndërmjet shteteve partnere euroatlantike dhe NATO-s. Ky program, që është krijuar më 1994, u lejon shteteve që të zgjedhin vetë prioritetet për bashkëpunim. NATO ka thënë se ky program ka për qëllim të rrisë stabilitetin, të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte më të forta të sigurisë ndërmjet partnerëve dhe NATO-s./ZËRI

Poll

MOS HUMB