
BRITANI E MADHE - Mbreti i Anglisë, Charles, iu nënshtrua një operacioni të planifikuar sot të premten (26/1). Buchkingham Palace tha se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë. ‘Gjendja shëndetësore e Mbretit Charles është e mirë, pasi iu nënshtrua operacionit sot, për të trajtuar një prostatë të zmadhuar’, tha një burim nga pallati, pasi u shtrua në të njëjtin spital, ku nusja e tij Kate po kryen një operacion.
Mbreti shoqërohej nga gruaja e tij, Mbretëresha Camilla, në klinikën private në perëndim të Londrës, ku po trajtohet edhe Kate, Princesha e Uellsit, pasi iu nënshtrua një operacioni javën e kaluar. Camilla e buzëqeshur tha se Charles ishte mirë, pasi ajo u largua disa orë më vonë dhe një burim mbretëror konfirmoi se operacioni kishte përfunduar dhe mbreti po shkonte mirë.
"Madhëria e tij dëshiron të falënderojë të gjithë ata që kanë dërguar urimet e tyre më të mira gjatë javës së kaluar dhe është i kënaqur të mësojë se diagnoza e tij ka një ndikim pozitiv në ndërgjegjësimin e shëndetit publik", tha Buckingham Palace në një deklaratë të mëparshme.
BREAKING: King Charles has arrived at a private hospital in London
— Sky News (@SkyNews) January 26, 2024
Read more: https://t.co/MHXuw63tFE
???? Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/E5mHVatxqo
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i shtetit (NHS) raportoi një rritje prej 1,000% të vizitave në faqen e saj të këshillave të BPH, pasi u zbulua diagnoza e Charles. Princesha Kate, gruaja e princit William, trashëgimtarit të fronit, iu nënshtrua një operacioni abdominal, i cili rezultoi i “suksesshëm” më 16 janar. Princesha 42-vjeçare, jashtëzakonisht e njohur, pezulloi detyrat e saj publike deri në Pashkë. Siç raportojnë mediat britanike, mbreti e ka vizituar atë përpara se t'i nënshtrohej një operacioni në prostatë. “Mbreti u pranua sot në mëngjes në një klinikë në Londër për një operacion të planifikuar. Madhëria e tij dëshiron të falënderojë të gjithë ata që i kanë dërguar urime gjatë javëve të fundit dhe është i kënaqur që diagnoza e problemit të tij ka pasur një ndikim pozitiv në çështjet parandaluese shëndetësore”, thuhet në deklaratën e Pallatit./ZËRI/