
Një mësuese u godit me thikë nga një nxënës gjatë një ore të anglishtes në një shkollë të mesme në Maine-et-Loire, Franca perëndimore. Raportohet se 18-vjeçari, pasi ka goditur me thikë mësuesen, ka tentuar të largohet nga shkolla, duke u hedhur nga dritarja e hapur dhe duke hedhur thikë, por u ndalua dhe u arrestua nga oficerët e xhandarmërisë dhe policisë bashkiake, tha prokuroria vendase.
Mësuesja mbeti e plagosur lehtë në fytyrë, pa rrezikuar jetën. Një burim i lidhur me hetimet për shkaqet e ngjarjes, tha se disa minuta para sulmit, mësuesja po fliste me nxënësin në fjalë për mungesat e tij të fundit. Megjithatë, dhjetë minuta pas mësimit, ndërsa po ecte nëpër klasën e saj, mësuesja u godit me thikë në fytyrë.
Motivet e studentit mbeten të panjohura, pasi raportohet se ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim në polici gjatë qëndrimit në paraburgim. Pas incidentit, shkolla u vendos në bllokim, i cili u hoq disa orë më vonë./ZËRI