
NIGERI- "Ne nuk e pranojmë lakuriqësinë," tha Zonja e Parë e Nigerisë, Senatorja Oluremi Tinubu, gjatë një fjalimi, duke iu referuar Meghan Markle, Dukeshës së Sussex-it, për fustanin që veshi në turneun e saj të fundit në vendin e Afrikës Perëndimore. Senatorja Oluremi Tinubumade u shfaq veçanërisht e mërzitur gjatë fjalimit të saj në ngjarjen 'Festojmë gruan' dhe festimin e përvjetorit të parë të presidentit Bola Tinubu (bashkëshorti i saj) në detyrë.
Siç raporton gazeta The Sun, në fjalimin e saj ku vlerësoi kontributin e grave në të gjitha sferat e jetës, Tinubu foli për vlerat kulturore nigeriane dhe se si ato ndryshojnë nga ato amerikane, si për shembull, çfarë konsiderohet veshja dhe modestia e përshtatshme.
“Ne nuk po bëjmë një Met Gala. Nudoja është kudo dhe meshkujt janë të veshur mirë. Rrjedhimisht, diçka duhet bërë. Ne nuk e pranojmë lakuriqësinë në kulturën tonë. Kjo nuk është e bukur. Nuk është aspak e bukur. Nuk kemi nevojë të imitojmë yjet e filmit nga Amerika. Ata nuk e dinë se nga vijnë. Pse erdhi Meghan këtu në kërkim të Afrikës? Ne e dimë se kush jemi”, tha e zemëruar Zonja e Parë e Nigerisë.
Gruaja e presidentit nigerian kritikoi gjithashtu "rebelen e pallatit britanik" që e quajti Nigerinë "vendi i saj" gjatë vizitës së saj. Meghan nënshkroi librin e të ftuarve të Shtabit të Mbrojtjes së Nigerisë, duke falënderuar zyrtarët për "mirëpritjen e saj në shtëpi".
View this post on Instagram
Gruaja e Harry-t, Duka i Sussex-it, shpenzoi rreth 120,000 paund për rrobat që kishte veshur në udhëtimin e saj në Nigeri. Megjithatë, fustani që thuhet se e ‘’çmendi’’ senatoren Oluremi Tinubumade ishte ndoshta një fustan ngjyrë pjeshke, e punuar nga stilistja Heidi Merrick. Vihet re se Zonja e Parë e Nigerisë nuk u takua me Sussexes gjatë turneut të tyre për të promovuar Lojërat Invictus, një nismë e Princit Harry./ZËRI