Bota

Nuk është më një teori konspirative, mikrofonat e celularëve na përgjojnë!

CMG përdor një softuer të quajtur “Dëgjimi Aktiv,” i cili, nëpërmjet mikrofonit të smartfonëve, mbledh dhe përpunon bisedat e qytetarëve duke përdorur Inteligjencën Artificiale.

M.M
Nuk është më një teori konspirative, mikrofonat e
Foto ilustruese

SHBA- Platforma investigative e specializuar në teknologji "404 Media", ka tronditur botën me një zbulim të fundit. Sipas tyre, kompania e marketingut "Cox Media Group" përgjon bisedat private të miliona qytetarëve duke përdorur mikrofonat e smartfonëve të tyre. Ndër klientët e CMG është edhe gjigandi i rrjeteve sociale "Meta," e cila ka ngritur shqetësimet mbi privatësinë e përdoruesve.

Nuk është më një teori konspirative, mikrofonat e
Foto ilustruese

Sipas investigimit të "404 Media", CMG përdor një softuer të quajtur “Dëgjimi Aktiv,” i cili, nëpërmjet mikrofonit të smartfonëve, mbledh dhe përpunon bisedat e qytetarëve duke përdorur Inteligjencën Artificiale.

Këto të dhëna përdoren për t'u shfaqur reklama të personalizuara në platforma të ndryshme, bazuar në kërkesat dhe dëshirat e shprehura gojarisht nga përdoruesit. Përveç kësaj, CMG ka aftësinë të monitorojë kërkimet në kohë reale të kryera nga qytetarët në telefonat e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB