
KINË- Një nga skandalet më të mëdha të kohëve të fundit në Kinë përfshin Wang Yilin, Kryetarin e Bordit të Drejtorëve të kompanisë kineze të energjisë "PetroChina". Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, autoritetet gjetën 900 miliardë juanë (rreth 126 miliardë dollarë) dhe sende me vlerë në bodrumin e shtëpisë së tij. Pamjet e publikuara tregojnë se 10 kamionë u përdorën për një javë për të transportuar sendet e gjetura.
Ky skandal ka ngritur shqetësime për përpjekjet kundër korrupsionit në Kinë, ku rastet e ryshfetit dhe përvetësimit kanë goditur fort strukturat ekonomike dhe politike. Krahas Wang Yilin, edhe ish-zyrtarë të tjerë të Partisë Komuniste Kineze, si Bo Xilai dhe Zhou Yongkang, janë dënuar për korrupsion dhe ryshfet në shkallë të gjerë raportojnë mediat e huaja.
Bo Xilai u dënua me burgim të përjetshëm në 2013, ndërsa Zhou Yongkang u dënua me burg në 2014. Po ashtu, Bai Tianhui, ish-CEO i China Huarong International Holding Limited, u dënua me vdekje për marrjen e ryshfetit në gjyqin e tij të parë. Skandali i PetroChina thekson përmasat e korrupsionit në nivele të larta në Kinë, duke treguar se sfidat kundër korrupsionit janë të thella dhe me ndikim në të gjithë vendin./ ZËRI