Bota

Një vit pas vdekjes së tij, Silvio Berlusconi do të nderohet me pullë postare

Emetimi i pullës është caktuar për datën 12 qershor.

f.t
Një vit pas vdekjes së tij, Silvio Berlusconi do të nderohet me
Silvio Berlusconi

ITALI- Me vendim të qeverisë së Giorgia Melonit, Posta Italiane do të nderojë një vit pas vdekjes së tij ish-kryeministrin Silvio Berlusconi me një pullë. Emetimi i pullës është caktuar për datën 12 qershor.

“Pulla që do t'i kushtohet Silvio Berlusconit, e cila do të dalë pikërisht një vit pas vdekjes së tij, është një njohje e duhur për një italian të madh, që nderoi dhe i shërbeu demokracisë sovrane të vendit tonë në çdo rol biznesmen, njeriu i sportit, politikanit dhe liderit”,- nënvizuan nënkryetarja e Senatit italian Licia Ronzuli dhe deputeti i partisë Forza Italia Emilio Russo.

Megjithatë, organizata Wikimafia, e cila lufton mafien, krimin e organizuar, shprehu kundërshtimin e saj dhe filloi të mbledhë nënshkrime të qytetarëve. Organizata i kërkon presidentes së Italisë të bllokojë lëshimin e pullës përkatëse, duke iu referuar dënimit të Berlusconit për mashtrim tatimor, por edhe të gjithë sjelljes së tij.

Silvio Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare pasi vuante prej kohësh nga leuçemia kronike mielomonocitare. Ai doli nga spitali më 19 maj, pas 45 ditëve të kaluara duke trajtuar pneumoninë dhe problemet me veshkat dhe duke vazhduar trajtimin për leuçeminë. Mirëpo, përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore bëri që të kthehej sërish në spital më 9 qershor. Fatkeqësisht gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke u ndarë nga jeta më 12 qershor./ZËRI

Poll

MOS HUMB