
SHBA- Disa orë pas fitores së tij të parë në garën e kandidatit republikan për president, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndodhet në Nju Jork për fillimin e një gjyqi për shpifje nga shkrimtarja E Jean Carroll. Trump dyshohet se ka sulmuar seksualisht shkrimtaren në vitet 1990.
Carroll pretendoi se Trump e përdhunoi atë në një dyqan në mesin e viteve 1990 dhe më pas ai mohoi pretendimin e saj. Shkrimtarja tashmë po kërkon më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim për deklaratat e Trump që ai ka bërë gjatë presidencës së tij.
Kujtojmë se Trump ka humbur tashmë një rast shpifjeje kundër Carroll. Ish-presidenti ka mohuar çdo akuzë dhe ka apeluar vendimin e jurisë dhe të gjitha vendimet kundër tij./ZËRI