Bota

Netanyahu i vendosur: Do e pushtoj Rafah-un

Këtë e bëri me dije Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

E.K
Netanyahu i vendosur: Do e pushtoj Rafah-un
Benjamin Netanyahu

Izraeli do të nisë një operacion kundër Hamasit në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, pavarësisht nëse arrihet një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve. Këtë e bëri me dije Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

"Ideja se ne do të ndalojmë luftën përpara se të arrijmë të gjitha qëllimet tona është jashtë diskutimit," tha Netanyahu në një takim në zyrën e tij me përfaqësuesit e familjeve të të rrëmbyerve dhe viktimave të luftës.

"Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të asgjësojmë batalionet e Hamasit atje, me ose pa marrëveshje, për të arritur fitoren totale," shtoi kryeministri izraelit./ZËRI

Poll

MOS HUMB