
BRITANI- Rëndohet bilanci i ngjarjes së rëndë të regjistruar këtë të martë në metronë e Londrës ku një burrë goditi me shpatë japoneze disa persona. Raportohet se një 13-vjeçar, i cili u raportua se është plagosur ka ndërruar jetë. Autoritetet bëjnë me dije se i mituri nuk arriti tu mbijetonte plagëve të shumta që kishte marrë.
Gjithashtu, dy punonjës policie janë shtruar në spital me lëndime të rënda dhe do të kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Gjendja e tyre mbetet e rëndë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pranë stacionit të metrosë Hainault në veri-lindje të Londrës. Sulmuesi, një 36-vjeçar i armatosur me katana (shpatë japoneze), u arrestua nga policia. Sipas Policisë nuk kemi të bëjmë me një sulm terrorist./ZËRI