Bota

Në Zvicër mbahen bisedimet! Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të keni shtet nëse mbyllet Hormuzi

Ai shtoi se Uashingtoni mund të bëhet "Engjëlli Mbrojtës" i ngushticës dhe të marrë 20% të naftës.

F.I
Në Zvicër mbahen bisedimet! Trump paralajmëron Iranin: Nuk do
Donald Trump

SHBA-Teksa në Zvicër po zhvillohen bisedimet mes delegacioneve amerikane dhe iraniane, presidenti Donald Trump ka lëshuar paralajmërime të forta ndaj Iranit. Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan i kërkoi Teheranit të ndalojë menjëherë veprimet e Hezbollahut në Liban.

"Irani duhet të ndalojë menjëherë aleatët e tij shumë të paguar në Liban që të shkaktojnë probleme. Nëse nuk e bëjnë, do ta godasim sërish Iranin shumë fort, ashtu si javën e kaluar, por edhe më fort”, shkroi Trump.

Më vonë, në një intervistë për Fox News, Trump tha se kishte folur gjatë natës me iranianët dhe i kishte paralajmëruar të mos mbyllnin Ngushticën e Hormuzit.

"Mbylleni atë dhe nuk do të keni më një shtet"-u shpreh Trump.

Trump tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mund të marrin kontrollin e rrugës ujore strategjike nëse është e nevojshme dhe të mbledhin taksa nëse nuk arrihet marrëveshje. Ai shtoi se Uashingtoni mund të bëhet "Engjëlli Mbrojtës" i ngushticës dhe të marrë 20% të naftës.

Poll

MOS HUMB