
MALI I ZI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë një kërkesë tepër të fortë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian, i cili po mbahet në Kotor të Malit të Zi.
Kurti kërkoi nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë, Milan Radoiçiç i cili njihet si organizatori i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.
“Marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajonin tonë janë të domosdoshme…Kërkoj nga Serbia që ta dorëzojë Milan Radoiçiqin në Kosovë dhe gjithashtu dhe grupin e tij paramilitar që e kanë vrarë rreshterin tonë Afrim Bunjaku më 24 shtator”, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës foli edhe për luftën në Ukrainë, e cila sipas tij ka sjellë shkatërrime të mëdha në vend dhe ka shkruar kriza në Evropë.
Kurti pati edhe një porosi për Bashkimin Evropian.
“Nëse ka një porosi që dëshiroj t’i jap sot BE-së nga këtu, është kjo: kontrolloni progresin demokratik dhe reformat e BE-së dhe pastaj bazoni politikat në ato të dhëna”, tha Kurti. /ZËRI