Bota

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, si paraqitet gjendja e tij. Flet numri dy i qeverisë

Kryeministri sllovak e ka kaluar gjendjen e rrezikut për jetën

E.K
Atentati ndaj kryeministrit sllovak, si paraqitet gjendja e tij. Flet numri dy i
Momenti i atentatit

SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico e ka kaluar gjendjen e rrezikut për jetën, pasi u qëllua disa herë me armë ditën e djeshme. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryeministri Tomas Taraba, i cili i tha BBC-së se operacioni i zotit Fico kishte shkuar "mirë" dhe "Unë mendoj se në fund ai do të mbijetojë".

Më parë, Fico, 59 vjeç, u tha se ishte në gjendje kritike për jetën, pasi u plagos me armë, në atentatin që iu bë në qytetin e vogël Handlova.

Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estoka e përshkroi atë si një atentat të motivuar politikisht.

Fico është një figurë përçarëse në vend - dhe e diskutueshme në BE - për thirrjet e tij për t'i dhënë fund ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe sanksionet ndaj Rusisë.

Por sulmi ndaj tij u dënua në bllok nga të gjitha vendet e BE-së.

Personi i armatosur ishte në një turmë të vogël mbështetësish të Ficos, të cilët ishin mbledhur jashtë një qendre kulturore në Handlova, ku kryeministri kishte mbajtur një takim.

Të shtënat kanë zënë në befasi oficerët e sigurimit të zotit Fico. Pamjet tregojnë kryeministrin pasi u qëllua duke u mbajtur nga disa oficerë, të cilët e futin në një makinë dhe e largojnë nga vendi i ngjarjes.

Kryeministri Fico, një njihet si miqësor ndaj Rusisë është nga tetori në detyrë, në një koalicion me një partner të moderuar të majtë dhe një partner të vogël nacionalist të djathtë. Opozita proeuropiane liberale e shikon lirinë e shtypit në rrezik dhe shtetin ligjor që nga ardhja në detyrë e koalicionit të kryeministrit Fico.

Shoqëria sllovake është aktualisht mjaft e polarizuar. Atentati kundër Robert Ficos është atentati i parë kundër një politikani në Sllovaki. Politologu, Miroslav Radek, e cilëson këtë si një shok kolektiv. "Ky shok ka edhe në parahistori. Unë kujtoj vitin 2018, vrasjen e gazetarit Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij", thotë Radek. "Unë kujtoj urrejtjen e disa politikanëve kundër gazetarëve. Kujtoj vrasjen e dyfishtë një një klub "queer" në Bratislavë në vitin 2022. Këto janë të gjitha pasoja të një atmosfere të ndezur. Shoqëria jonë është e polarizuar si kurrë më parë."/ZËRI

Poll

MOS HUMB