Bota

Në 'luftë' për Iphone 15, plas sherri në 'Dubai Mall'

Siç mund të shihet dhe në pamje klientët janë përplasur fizikisht me rojet e dyqanit dhe me njëri-tjetrin.

E.K
Në 'luftë' për Iphone 15, plas sherri në
Dubai Mall

DUBAI- Dëshira për të pasur një Iphone 15 është kthyer në një “luftë” të vërtetë midis qytetarëve në Dubai Mall, të cilët prej orësh prisnin në radhë për të bërë të tyre modelin më të fundit të Iphone. Siç mund të shihet dhe në pamje klientët janë përplasur fizikisht me rojet e dyqanit dhe me njëri-tjetrin.

Dubai njihet si një nga qytetet e luksit në botë por me sa duket dëshira dhe tundimi për të pasur telefonin e fundit i ka “zhveshur’ klientët nga firmat që mbajnë veshur dhe i ka kythyer në huliganë që nuk dinë të mbajnë radhë.

Pamjet tronditëse janë komentuar gjatë në rrjetet sociale, ndërsa shumë qytetarë i kanë cilësuar si të papranueshme. Dubai Mall njihet si një nga qendrat tregtare më të rëndësishme në botë por këtë herë është komentuar për diçka ndryshe. Dyqani i Apple në këtë qendër po përballet me një fluks të “frikshëm’ klientësh./Zëri

Poll

MOS HUMB