
UASHINGTON- Prokurori Federal Jack Smith dhe ekipi i tij nga Departamenti i Drejtësisë që hetuan Donald Trump priten të japin dorëheqjen. Ata do të dorëhiqen para se presidenti i sapozgjedhur Trump t’i pushojë ata nga puna. Dorëheqja e tyre do të mbyll edhe çështjet federale të ngritura ndaj Donald Trump që ishin ende në shqyrtim. Smith pritet që të lëshojë një raport të plotë dhe duhet të dorëzojë çdo referencë penale ndaj Trump para se ai të marrë detyrëm.
Sipas ligjit amerikan, asnjë president në detyrë nuk mund të ndiqet penalisht. Dorëheqja e Smith, vjen pas deklaratave të Donald Trump, i cili në fushatat e tij zgjedhore deklaroi se nëse do të zgjidhej president detyra e parë që do të bënte do të ishte shkarkimi i Jack Smith, dhe këtë do ta bënte brenda dy sekondave. /ZËRI