
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Presidentin Joe Biden. Biden e priti Trump për një vizitë në Zyrën Ovale që është pjesë tradicionale e dorëzimit paqësor të pushtetit, një ritual në të cilin vetë Trump nuk pranoi të merrte pjesë katër vjet më parë.
Sipas CNN, ky vlerësohet si një kthim mahnitës në Shtëpinë e Bardhë për ish-presidentin, i cili u largua gati katër vjet më parë, pasi humbi zgjedhjet ndaj Donald Trump. Trump u largua me shumë skandale nga Shtëpia e Bardhë, pas sulmit të dhunshëm që ndodhi më 6 janarit 2021 në Kapitol, por tashmë ai po përgatitet të kthehet në pushtet.
Po ashtu edhe presidenti Biden këmbënguli se ai do të bëjë gjithçka që mundet për të bërë që kalimi në administratën e ardhshme të Trump të kalojë në mënyrë paqësore.
"Synimi ynë është të kemi një tranzicion të qetë, do të bëjmë gjithçka që mundemi për t'ju siguruar çfarëdo që ju nevojitet," tha Biden duke i uruar mirëseardhjen Presidentit të sapo zgjedhur Trump.
“Politika është e vështirë dhe shpesh bota nuk është shumë e bukur, por sot është një botë e bukur dhe unë e vlerësoj shumë një tranzicion të qetë. Do të jetë shumë i rregullt dhe e vlerësoj shumë një gjë të tillë Joe”, tha Trump, i cili merr detyrën më 20 janar.
Gazetarët u përpoqën të bëjnë pyetje por u nxorën me nga salla, para se Biden dhe Trump të vazhdonin takimin pa praninë e tyre. Takimi ishte në një kontrast të thellë me marrëdhënien e tensionuar që kanë pasur ndër vite dy udhëheqësit. Ekipet e tyre kanë qëndrime shumë të ndryshme mbi politikat, nga çështjet që lidhen me ndryshimin e klimës, tek ato që lidhen me Rusinë deri tek tregtia. Biden, 81 vjeç, e ka portretizuar Trump si kërcënim për demokracinë, ndërsa Trump, 78 vjeç, e ka portretizuar Biden si të paaftë. /ZËRI