
FRANCË- Një vrasës serial francez i kërkuar për 35 vjet nga policia është ftuar në një program të njohur televiziv. Francois Vérove u shfaq i qetë teksa bisedonte me Nagui Fam, një prezantues francez dhe emër i njohur. Ai iu përgjigj pyetjeve të njohurive të përgjithshme përpara një auditori që duartrokiste, shkruajnë mediat e huaja.
Revista franceze e lajmeve Marianne bëri zbulimin dhe lajmi shihet si dëshmi se Vérove, i cili jetonte me gruan dhe dy fëmijët e tij në La Grande-Motte në jug të vendit, nuk bëri asnjë përpjekje për të maskuar identitetin e tij.
Kjo ka ngritur pikëpyetje se përse detektivëve iu desh kaq shumë kohë për ta kapur atë, pavarësisht se kishte përshkrimin e tij dhe një dyshim se ai ishte një oficer policie. Para se të kryente vetëvrasje, 59-vjeçari Vérove, la një shënim në banesën ku mori një dozë ilaçi në vitin 2021.
"Ka pasur raste kur nuk mund të duroja dhe më duhej të shkatërroja, të vrisja dikë të pafajshëm", tha ai.
Një mostër e ADN-së konfirmoi se Vérove ishte vrasësi i 11-vjeçares Cécile Bloch që u gjet e vdekur në Paris në vitin 1986./ZËRI