SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se do të vijojë me shkatërrimin e regjimi iranian. Në mesazhin e publikuar mëngjesin e sotëm, Trump tha se SHBA po e “shkatërron plotësisht” regjimin iranian në disa fronte.
“Shikoni çfarë u ndodh këtyre qelbësve të çmendur sot”, shkroi Trump në postim. “Marina e Iranit është zhdukur, Forca e tyre Ajrore nuk ekziston më, raketat, dronët dhe gjithçka tjetër po shkatërrohen dhe udhëheqësit e tyre janë fshirë nga faqja e dheut.”
Trump lëshoi gjithashtu një paralajmërim të ashpër për qendrat e pushtetit të Iranit, duke lënë të kuptohet për veprime të mëtejshme nën udhëheqjen e Khameneit të ri. Trump shtoi: "Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm për 47 vjet dhe tani unë, si President i 47-të i SHBA-ve po i vras ata. Çfarë nderi i madh që është."
Komentet erdhën një ditë pasi udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, u zotua të “nuk përmbahet nga hakmarrja” e gjakut të iranianëve të vrarë dhe i paralajmëroi vendet arabe të Gjirit të mbyllin bazat amerikane, duke thënë se nocioni i mbrojtjes amerikane nuk ishte “asgjë më shumë se një gënjeshtër”./ZËRI