
SHBA- Nasa ka transmetuar një video të një maceje, e cila kthehet në Tokë nga thellësia e hapësirës. Videoja 15 sekondëshe, tregon macen e quajtur 'Taters' që ndjek një pikë lazeri. Filmimi i maces përshkoi 19 milionë milje, 80 herë sa distanca Tokë-Hënë.
NASA shpreson që teknologjia që po teston do të përmirësojë komunikimin me zonat më të largëta të sistemit diellor. Taters, macja e njërit prej punonjësve të NASA-s ndodhej në Tokë gjatë kësaj ngjarjeje. Videoja e transmetuar ishte një eksperiment i NASA-s i krijuar për të ndihmuar në testimin e mundësisë së dërgimit të videove në hapësirë të thellë, për kohën kur njerëzit do të udhëtojnë përfundimisht jashtë orbitës së Tokës.
We just streamed the first ultra-HD video brought to you via laser from deep space. And it’s a video of Taters, a tabby cat.
— NASA (@NASA) December 19, 2023
This test will pave the way for high-data-rate communications in support of the next giant leap: sending humans to Mars. https://t.co/tf2hWxaHWO pic.twitter.com/c1FwybYsxA
Testi i NASA-s ishte pjesë e misionit Deep Space Optical Communications (DSOC) dhe e para që shikon komunikimet që arrijnë më tej midis Tokës dhe Hënës. NASA e quajti këtë si “një moment historik”. Zakonisht misionet hapësinore janë mbështetur tradicionalisht në valët e radios për të dërguar dhe marrë të dhëna, por puna me lazer mund të rrisë shpejtësinë e të dhënave nga 10 deri në 100 herë. /ZËRI