Bota

Moti i keq në SHBA, humbin jetën 20 persona

Më shumë vdekje u raportuan në Tennessee dhe Missouri.

I.F
Moti i keq në SHBA, humbin jetën 20 persona
FOTO ILUSTRUESE

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga një tornado gjatë fundjavës, ku si pasojë 20 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe dëmtimet e shkaktuara. Tornadoja përfshiu shumë shtete në pjesën perëndimore dhe jugore të SHBA-s. Gjysma e vdekjeve të raportuara, përfshinin fëmijë dhe të moshuar. Më shumë vdekje u raportuan në Tennessee dhe Missouri.

Edhe Kentucky, Indiana, Mississippi, Georgia dhe Arkansas kanë raportuar gjithashtu vdekje nga stuhia. Moti i ashpër ka bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati të dielën. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se dhjetëra vende do të arrijnë “fazën e përmbytjeve të mëdha” edhe pse do të ketë më pak reshje shiu.

Stuhia pritet të lëvizë drejt bregut juglindor të Atlantikut të hënën./ZËRI

Poll

MOS HUMB