Bota

Moska sulmohet me drone, i kundërpërgjigje Ukrainës! Kremlini mesazh Trump: S'pranojmë kërcënime!

Ukraina sulmon rregullisht rajonet ruse përgjatë vijës së frontit me dronë, por në këtë rast nuk ka pasur asnjë reagim.

k.m.
Moska sulmohet me drone, i kundërpërgjigje Ukrainës! Kremlini
Foto ilustruese

MOSKË- Zyrtarët rusë dhe media shtetërore raportuan sulme gjatë natës nga dronë ukrainasë në të gjithë vendin, përfshirë Moskën dhe rajonet perëndimore të Rusisë. Pas sulmeve, kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, tha se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi tre dronë që po i afroheshin kryeqytetit midis orës 2 dhe 3 të mëngjesit sipas orës lokale. Ai shtoi se shërbimet e emergjencës janë në terren, por nuk përmendi viktima ose dëme materiale.

Ndërkohë në Shën Petersburg, Aeroporti i Pulkovos pezulloi përkohësisht trafikun ajror në orën 5 të mëngjesit. Edhe pse shkaku nuk u deklarua në mënyrë të qartë, supozohet se është një kërcënim nga dronët, duke pasur parasysh se aeroportet ruse shpesh i anulojnë fluturimet për shkak të sulmeve të ngjashme nga Ukraina.

Po ashtu, janë vendosur kufizime të përkohshme të fluturimeve për: Aeroportin e Moskës 'Vnukovo'; Aeroportin e Kalugës në jugperëndim të Moskës; Aeroportin Pulkovo në Shën Petersburg. Ndërkohë pranë vijës së frontit, guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, pretendon se një dron ukrainas vrau një person dhe plagosi 6 të tjerë në qytetin e Belgorodit.

Ukraina sulmon rregullisht rajonet ruse përgjatë vijës së frontit me dronë, por në këtë rast nuk ka pasur asnjë reagim.

Si kundërpërgjigje, forcat ruse shënjestruan me bomba qytetin ukrainas të Dobropiljit në rajonin e Donetskut. Një qendër tregtare që ishte plot me njerëz u godit. Gjatë sulmit, dy persona vdiqën dhe 28 u plagosën.

Javën e kaluar, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia kishte lëshuar më shumë se 1,800 dronë me rreze të gjatë veprimi drejt Ukrainës. Ndërsa sulmet ruse u intensifikuan, Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi se udhëheqësi rus Vladimir Putin kishte 50 ditë për të arritur një marrëveshje paqeje ose do të përballej me tarifa të ashpra nga Uashingtoni. Por paralajmërimi nuk është pritur mirë në Moskë. 

Ministria e Jashtme ruse përmes zëdhënëses  Maria Zakharova lëshoi një paralajmërim të qartë për Shtetet e Bashkuara të enjten, duke theksuar se Rusia "nuk pranon kërcënime". Gjithashtu ajo komentoi vendimin e Trump për të dërguar raketa të reja në Ukrainë si "një sinjal për vazhdimin e masakrës" dhe një refuzim të çdo iniciative paqeje.

Në të njëjtën kohë, Zakharova deklaroi se negociatat "midis Rusisë dhe Ukrainës janë 'të bllokuara' nga ana e Kievit, i cili ose po shmang takimin dhe ene nuk ka vendosur për datën e një raundi të ri bisedimesh./ZËRI

Poll

MOS HUMB